Kthehu lart

Përmbysja e dosjes “Babale” Xhafaj: S’kam koment, PD ka zgjedhur të sulmojë me llumin!

Përmbysja e dosjes “Babale” Xhafaj: S’kam koment, PD ka zgjedhur të sulmojë me llumin! GazetaExpress

“Unë jam Ministër i Brendshëm dhe kam folur boll për çështjen e Babales”

Ishin këto fjalët e para që Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka artikuluar në lidhje me zhvillimet e fundit të dosjes “Babale”, dy ditë pas publikimit të një tjetër video përgjimi ku Alizoti hidhte poshtë ato që kish thënë për “aktrimin” e tij si vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Vetë Xhafaj është shprehur se nuk ka një koment, duke arysetuar se tashmë çështja i përket drejtësisë. Por pavarësisht se Ministri i Brendshëm nuk është deklaruar mbi zhvillimet e reja, një gjykim mbi dosjen Babale dhe personat e përfshirë në të, sipas tij janë llumi i vendit.

“Nuk do të preferoja të bëja ndonjë koment se boll kam bërë komente për këtë çështje, sepse kjo është një çështje që i takon drejtësisë.  Sa i përket çështjes që është duke u përfolur dhe është bërë teme dite, çështja është nën hetim të plotë nga prokuroria. U takon atyre dhe më pas gjykatës që të japin verdiktin rreth kësaj çështjeje.

Unë jam Ministër i Brendshëm, jam i fokusuar në përgjegjësitë e mija dhe në luftën kundër krimit të organizuar, kam përzgjedhur instrumentet e nevojshëm, një ndër të cilët është edhe operacioni forca e ligjit dhe Task Forca. Besoj se kam përzgjedhur partnerët e duhur, ndër të cilët janë edhe partnerët gjermanë që janë sot këtu. Pala tjetër ka zgjedhur rrugën që t’i dalë krah krimit duke sulmuar policinë dhe kanë zgjedhur instrumente të gabuar duke e baltosur këtë punë dhe kanë zgjedhur edhe partnerë të gabuar, kanë zgjedhur llumin e këtij vendi.”-tha Xhafaj./Gazeta Express

    Data: 11 Tetor 2018 12:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera