Kthehu lart

Pas Zenelajt, Jul Deda sulmon keqas Erion Isain!

Pas Zenelajt, Jul Deda sulmon keqas Erion Isain! GazetaExpress

Pas aktorit Gentian Zenelaj një tjetër aktor i njohur i cili ka dalë kundër deklaratave të aktorit Erion Isai është edhe Julian Deda.

Përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale Deda ka qenë më i ashpër në fjalët e tij kundër qëndrimit të Erionit. Ai ka kujtuar se përpara se të bëhej drejtor i Teatrit të Kukullave, Erioni kishte një qëndrim ndryshe për çështjen e teatrit, ndërsa sot që është drejtor ka një tjetër qëndrim.

Statusi i plotë i aktorit Julian Deda:

Miresevini ne pushtetin e Çuçkave.

Para se te behej drejtor. 

Beri gjithe fushaten ne nje vend skajor te Shqiperise. I perulur para partise meme dhe te derguares per deputete zone. E beri me leket e veta, ose pa marre asnje lek. I vetmi shperblim qe priste, ishte ta benin diku drejtor ne ndonje qoshe. Mirepo ata te partise nuk po kujtoheshin per te, me sakte e harruan fare. Ne kete moment, ky harabel i lumtur socialist u nervozua dhe ne shenje proteste ndaj te veteve, u rreshtua ne krah te aktoreve per te mos prishur teatrin. Madje oborreve i shante keta te partise, por me sa duket nuk i paska share se paskan dashur te prishin teatrin por sepse nuk e kishin mbajtur fjalen per t'i dhene post.

Tani qe u be drejtor. 

Del e thote "le te prishet Teatri". Madje i quan karagjoze ata qe flasin dhe mendojne lirshem dhe drejte. I quan karagjoze koleget e tij.

Sa po qesh. Po çfare kolegesh i ke ti ata mor çun? Qe ti kesh kolege duhet te jesh si fillim aktor, pastaj hajde se flasim per kolege. Nejse, me ç'po shoh karrigia e drejtorit duhet te kete ndonje gje si te ngritur aty te ulesja, se s'ka mundesi te ndryshoje njeriu keshtu. Hajt se je i vogel, kur te rritesh do zesh mend, do i shohesh filmat dhe me ne fund do i kuptosh.


    Data: 20 Qershor 2018 13:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera