Kthehu lart

Parashikimi i motit në Shqipëri, 12 Janar

Parashikimi i motit në Shqipëri, 12 Janar GazetaExpress

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në zonat malore. Pasditja dhe nata do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 7°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë

    Data: 12 Janar 2019 09:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera