Kthehu lart

Nuk ka pushime për personat që bëjnë Vetting-un!

Nuk ka pushime për personat që bëjnë Vetting-un! GazetaExpress

Administrata e angazhuar me procesin e vettingut do të përjashtohet këtë vit nga pushimet e verës gjatë muajit gusht për shkak të rëndësisë së procesit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka për detyrë të kalojë në filtër të gjithë gjyqtarët e dhe prokurorët, do të qëndrojë në punë me ngarkesë të plotë me qëllim që procesi i shoqëruar deri tani me vonesa, të përparojë. 

Mësohet se edhe gjatë këtij muaji KPK do të vijojë të zhvillojë seanca dëgjimore dhe të japë vendime në lidhje me hetimet që kanë zhvilluar për kandiadatët për organet e reja të drejtësisë, të cilët janë shortuar të parët për tu kontrolluar.

Kjo për shkak të rëndësisë që ka krijimi i KLGJ, KLP dhe KED pasi shumë prej emrave të cilët kanë kandiduar për këto organe janë rrëzuar të paktën në fazën e parë të vettingut duke pritur edhe vendimin që do të marrë Kolegji i Posacëm i Apelimit.

Përfundimi i vetingut dhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë janë nënvizuar nga disa vende anëtare të BE, dhe së fundi edhe nga partitë gjermane, si një kusht me peshë në vendimin për hapjen e negociatave. 

Deri tani filtrave i janë nënshtruar 15 gjyqtarë e prokurorë, kryesisht kandidatë për KLGJ, KLP dhe anëtarë të zgjedhur të KED nga të cilët 8 kanë kaluar më sukses ndërsa 6 të tjerë janë rrëzuar. 

Në pritje këtë javë janë janë edhe vendimet për Gjyqtaren e Apelit te Vlorës Brikena Ukperaj dhe prokuroit të Shkodres Vat Staka të dy kandidatë për KLGj dhe KLP, të cilët e çojnë në 17 numrin e persona.

Ngadalësia e procesit të vetingut ka lënë pezull ngritjen e institucioneve te reja dhe për më tepër është kusht edhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. 

Tri ditë më parë, partitë e koalicionit qeveritar gjerman, CDU/CSU e SPD propozuan në Bundestag miratimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë vetëm nëse do të realizojë disa kushte, ku prioritet është realizimi i Vettingut në një fazë të caktuar si dhe realizimi i Reformës Zgjedhore.

Një nga kushtet kryesore te rezolutës, ishte plotësimi e përfundimi i rivlerësimit të 57 gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative./oranews

    Data: 24 Qershor 2018 17:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera