Kthehu lart

Njëri prej pengjeve i kundërshtoi urdhërin, 37 vjeçari shqiptar e qëlloi me plumb në kokë

Njëri prej pengjeve i kundërshtoi urdhërin, 37 vjeçari shqiptar e qëlloi me plumb në kokë GazetaExpress

Është ekstraduar këtë të premte nga Greqia drejt Shqipërisë një 37 vjeçar i dënuar për akuzën e vrasjes me 9 vjet burgim.

Policia njofton se ka marrë nën pranga ng ana e autoriteteve greke shtetasin Saimir Gegolli, lindur në Berat.

Në vitin e largët 97’ Gegolli së bashku me dy persona të tjerë të armatosur, kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar. Gegolli ka urdhëruar që të gjithë të zbresin nga automjeti dhe të shtrihen në tokë, por njëri prej pasagjerëve e ka kundërshtuar.

Si përgjigje, 37 vjeçari e ka qëlluar me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Rinas.

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 9 vjet burg për "Vrasje".

Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

-           Saimir Gegolli 37 vjeç, lindur në Berat.

Shtetasi Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr. 154, datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga nenet 76 dhe 51 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

    Data: 10 Gusht 2018 16:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera