Kthehu lart

Një manifestim antishqiptar, Bularati sot përmes fotove

Një manifestim antishqiptar, Bularati sot përmes fotove GazetaExpress

Ekstremisti grek i vrarë në Shqipëri gjatë përplasjes së armatosur me policinë, Konstantinos Kacifas, është përcjellë për në banesën e fundit në vendin e tij të lindjes, fshatin minoritar në Gjirokaster, Bularat.

Në ceremoninë mortore të kthyer në një tubim anti-shqiptarë morën pjesë me mijëra ekstremistë të ardhur nga Greqia të cilët lëshuan thirrje raciste antishqiptare. Por nuk mungoi as pjesëmarrja e deputetëve shqiptarë, si ai i PBDNJ-shit, Vangjel Dule, apo deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. 

Po kështu ishte i pranishëm ish-ministri Kosta Barka edhe Spiro Ksera, ish-ministër. Simpatizantë të Agimit të Artë bënë thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve. 

Më pas për disa minuta ata bllokuan rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Disa procedime për tubim të paligjshëm u bënë nga policia shqiptare në mbrëmje, ndërsa ekstremistët kishin mundur të kalonin fare lehtësisht në kufi. 

Atë se cfarë ndodhi st në Bularat mund ta shihni përmes kësaj galerie fotosh.

    Data: 08 Nentor 2018 20:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera