Kthehu lart

“Niveli i Sigurisë në Shqipëri është zero”

“Niveli i Sigurisë në Shqipëri është zero” GazetaExpress

Pas lëshimit brenda 24 orëve të certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn dhe vjedhjes së disa armëve në bazën detare në Vlorë, reagoi deputeti demokrat, Gent Strazimiri.

Sipas tij standardet e sigurisë në vendin tonë, anëtarë të NATO-s janë zero.

“Skandal me certifikatën e INFORMACIONIT TË SIGURISË SË LARTË, e cila lëshohet me më pak kontroll se një certifikatë familjare...

Skandal me SIGURINË e Depove të Armatimit të bazës më të rëndësishme detare që zbrazet gjatë natës...

Kjo vetëm 24 orët e fundit!!!

STANDARDET e SIGURISË në nivelin nën "0" në vendin anëtar të NATO-s që qeveriset nga një narko-qeveri e korruptuar!

P.S. të gjitha shërbimet dhe resurset e SIGURISË funksionojnë 24/24 vetëm aty ku cenohet mbijetesa politike e narko-Kryeminstrit: tek studentët në protestë, tek naftëtarët në protestë, tek minatorët në protestë... tek populli në protestë!”, shkruan ai.

    Data: 11 Janar 2019 19:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera