Kthehu lart

Ngrihen temperaturat në Shqipëri, në të gjitha akset qarkullimi bëhet pa zinxhirë

Ngrihen temperaturat në Shqipëri, në të gjitha akset qarkullimi bëhet pa zinxhirë GazetaExpress

Autoritet Rrugor Shqiptar bën me dije situatën në akset kombëtare të vendit.

Si pasojë e rritjes së temperaturave nuk ka më prezencë akulli dhe borë në rrugë, për pasojë në akset kryesore kalimi bëhet normalisht pa përdorimin e zinxhirëve.

“Kanë filluar reshje shiu dhe temperaturat kanë pësuar rritje.

Kontraktorët kanë punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit dhe në akset e Rajonit Verior.

Në Rajonin Jugor qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir”, njofton ARRSH./Express

    Data: 18 Janar 2019 13:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera