Kthehu lart

“Ngacmimi i policit shqiptar ndaj të miturës veç një, di raste skandaloze në administratë"

“Ngacmimi i policit shqiptar ndaj të miturës veç një, di raste skandaloze në administratë" GazetaExpress

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka deklaruar fill pas plasjes së skandalit me policin Bajrakurti se ai personalisht është në dijeni të të tjera rasteve skandaloze në administratën shtetërore, ku persona me pushtet ngacmojnë seksualisht punonjëset e tyre.

I ftuar në studion e Neës24, Lubonja u shpreh se nuk është vetëm një çështje e abuzimit apo ngacmimit seksual, ashtu siç tregoi rasti me policin e Grumierës Bajrakurti, por një kulturë e përgjithshme se pushteti mund të përdoret për gjithçka dhe në adresë të kujtdo që nuk e ka atë.

“Kultura jonë është më konservatore në këtë drejtim dhe kjo shoqërohet njëkohësisht dhe me kulturën e dhunës në përgjithësi që ne e kemi dhe më të fortë. Bëhet e rëndë kur mëson se këtu është një polic dhe kuptohet se është njeriu që duhet të na mbrojë. Këtu lind gjithë problemi i madh se sa i kemi të edukuar njerëzit e policisë si shërbëtorë dhe sa abuzojnë me pushtetin ndaj nesh. Nuk është çështje abuzimi seksual është kulturë e përgjithshme. Është një llambë e ndezur që tregon që është një problem shumë më i madh dhe që duhet parë në kompleksitetin e vet”, deklaroi Lubonja.   

Lubonja ka folur dhe për mundësinë që lëvizja “me too” (edhe unë) të mund të shpërhapet në Shqipëri, në mënyrë që të dalin në skeën të gjitha rastet e abuzimeve me gruan shqiptare. Sipas analistit është e vështirë për shoqërinë shqiptare që të denoncojë të tilla gjëra.  

 “A mund të ketë një #metoo dhe në Shqipëri? Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale. Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen. E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar. Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen. Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi”, u shpreh Lubonja./Express

    Data: 11 Shkurt 2019 18:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera