Kthehu lart

“Nëse shihni polic të dehur, ai jam unë” A doli sot nudo Ministri i Brendshëm Lleshaj?!

“Nëse shihni polic të dehur, ai jam unë” A doli sot nudo Ministri i Brendshëm Lleshaj?! GazetaExpress

Në një ndër intervistat e tij televizive fill sapo u vendos në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj u shpreh duke thënë se nëse qytetarët shohin policë të lidhur me krimin, atëherë ata duhet të dinë se dhe Ministri është i lidhur me krimin... nëse policët janë të dehur, ashtu do të jetë dhe ai.

E teksa Lleshaj bëri këtë raport, sot është momenti për t’i drejtuar një pyetje.

A ka dalë këtë të hënë nudo Ministri Sandër Lleshaj, ashtu siç bëri efektivi i policisë Berhan Bajrakurti para një të miture?!

Kësaj pyetje i shtohet dhe fakti se efektivi i policisë, dikur i shkarkuar nga detyra, i është rikthyer uniformës vetëm falë punës së tij si militant i PS-së, një tjetër arsye më shumë për t’i drejtuar pyetjen e mësipërmes Ministrit të Brendshëm.

Video u postua nga deputeti i LSI-së Braimllari, i cili përmes një statusi në rrjetin social ka kërkuar dorëheqjen e Lleshajt si dhe shkarkimin e të gjithë atyre policëve në komisariatin e Shkodrës, të cilët kanë mbyllur një sy duke mos e marrë denoncimin e nënës së 15 vjeçares, e cila u ngacmua nga Bajrakurti

Statusi:

Ku e ka degraduar Edi Rama policine e shtetit, njerez me rekorde kriminale, pedofil i emeron ne polici pasi i perdor per fushate elektorale. Ministri i Brendshem duhet urgjentisht te japi doreheqjen.

Vet ka deklaruar qe “Nese shikoni nje polic te dehur ai jam une”. Sot kemi pare nje polic qe ngacmon seksualisht nje te mitur dhe nje komisariat i tere nuk merr persiper denoncimin e familjes se vajzes. 

Sot duhet te shkarkohet i gjithe komisariati dhe Ministri i Brendshem duhet te jape doreheqjen./Express

    Data: 11 Shkurt 2019 17:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera