Kthehu lart

Në një fshat shqiptar shfaqet sëmundja e rëndë e brucelozës

Në një fshat shqiptar shfaqet sëmundja e rëndë e brucelozës GazetaExpress

Një rast i sëmundjes së brucelozës është shfaqur sërish në fshatin Mbrostar të qarkut Fier.

Fillimisht u dyshua se të prekura nga kjo sëmundje ishin 50 lopë të një ferme, por pas ekzaminimit nga Sektori i Veterinarisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, rezultoi se vetëm njëra prej tyre ishte e prekur nga kjo sëmundje.

Sipas Përgjegjësit te Veterinarisë në Fier Andon Çuko, për këtë rast kanë nisur procedurën e izolimit të lopës dhe rreth 2,8 ton qumësht nuk është lejuar të dalë nga ferma për 4 ditë.

Pas rezultatit të analizave e gjithë tufa e lopëve të kësaj ferme i është kthyer normalitetit duke mos përbërë problem në konsumimin e bulmetit./Report tv


    Data: 17 Korrik 2018 23:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera