Kthehu lart

Ministrja shqiptare lëshon gafën epike: Ne e kemi treguar me vepra se jemi k*r!

Ministrja shqiptare lëshon gafën epike: Ne e kemi treguar me vepra se jemi k*r! GazetaExpress

Seanca parlamentare në Shqipëri ka kaluar ashtu si dhe herën e kaluar pa opozitën, por kësaj here gafa që ka lëshuar goja e Ministres së Drejtësisë do të mbahet mend gjatë.

Teksa fliste për shtesën në ligjin mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe se sa e mirë është qeveria e Ramës, Etilda Gjonaj ka shqiptuar një fjalë që nuk duhej. Ministrja e re po tentonte të thoshte fjalën “karshi”, por pauza e tejzgjatur që ka bërë ka sjellë dhe gafën epike.

Në historinë e parlamentit shqiptar kjo nuk është një fjalë e re, pasi në vite deputetët meshkuj e kanë përdorur me shumicë, nën “syrin” e kameras e jashtë saj... me gafën e sotme të Ministres Gjonaj plotësohet dhe "koleksioni" i perlave te parlamentit shqiptar.

Për më tepër ndiqni videon:

    Data: 13 Shtator 2018 20:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera