Kthehu lart

Ministrja e Arsimit i kthen këtë përgjigje kërkesave të studentëve

Ministrja e Arsimit i kthen këtë përgjigje kërkesave të studentëve GazetaExpress

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është opërgjigjur disave prej kërkesave të artikuluara nga studentët ku përfshihet përgjysmimi i tarifës së shkollës apo kushtet më të mira nëpër konviktet studentore.

Lidhur me kërkesën kryesore (1) të përgjysmimit të tarifës vjetore, Ministrja shprehet se do të ngrihen grupe pune, një përgjigje që mund edhe të mos kënaqë protestën e studentëve e cila vijon prej mëse 5 orësh në qendër të Tiranës.

Kërkesat e studentëve:

Përgjigjia e Nikollës

Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe bxuhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posacme të punës me përfaqësues të Këshillave studentoë, MASR dhe institucioneve publike të larta.

Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërtisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojme se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe branda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura./Express

    Data: 07 Dhjetor 2018 15:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera