Kthehu lart

Meta dekoron peshëngritësin e njohur shqiptar

Meta dekoron peshëngritësin e njohur shqiptar GazetaExpress

Briken Çalja, peshëngritësi i njohur shqiptar u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për arritjet e tij në pedanë si dhe përfaqësimin e flamurit kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Peshëngritësit kampion të trefishtë të Europës, Meta i akordoi titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”.

“Kam kënaqësinë e veçantë të nderoj një nga sportistët e shquar në sportin e peshëngritjes, Briken Çalja, Kampionin e Europës dhe fituesin e tre medaljeve të Arta’, – u shpreh presidenti Meta, i cili vlerësoi kampionin për punën dhe sakrificat e bëra, që i sollën tre medalje të arta Shqipërisë.

Ceremonia u zhvillua në Shtërmen të Cerrikut. “Sportistë të kalibrit të Brikenit na lumturojnë dhe na nderojnë të gjithëve. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë, duke përfaqësuar denjësisht flamurin, popullin dhe kombin tonë nëpër botë. Nuk e them për dobësi të pasionit tim personal, por me bindje, se peshëngritja ka qenë dhe vazhdon të jetë një sport me traditë dhe me suksese të jashtëzakonshme’, theksoi Meta.

    Data: 07 Dhjetor 2018 15:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera