Kthehu lart

Me foto të Katsifas, organizata greke paralajmëron protestë masive

Me foto të Katsifas, organizata greke paralajmëron protestë masive GazetaExpress

Mijëra qytetarë grekë kanë paralajmëruar sot një protestë masive. 

Shak për këtë tubim është bërë marrëveshja e Prespës për emrin e Maqedonisë.   

Qytetarët nuk janë dokord me arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke argumentuar se nuk është marrë mendimi i tyre dhe se shkel kushtetutën dhe sovranitetin kombëtar.
Ndërkohë, organizata nacionaliste greke e “Epirit të Veriut” ka paralajmëruar se në tubimin e sotëm që do të zhvillohet në orën 12:30, do të shpaloset dhe një flamur i Kostandin Katsifas, pasi sipas tyre ai do të ishte aty me to duke protestuar për të drejtat kombëtare.

Minoritari grek  Kostandin Katsifas, u vra nga Forcat e RENEA, pasi ky i fundit hapi zjarr ndaj policisë shqiptare në fshatin Bularat.

Kacifas ishte pjesë e forumit Rinia e Vorio-Epirit, një organizatë ekstremiste që propagandon pavarësinë e “Epirit të Veriut” nga Shqipëria.

    Data: 20 Janar 2019 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera