Kthehu lart

LSI zbulon sloganin për zgjedhjet vendore të qershorit

LSI zbulon sloganin për zgjedhjet vendore të qershorit GazetaExpress

LSI zbulon sloganin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. “Shqipëria, shtëpia juaj”

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Konventën Kombëtare ku miratoi rezolutën me 7 pika të propozuar për votim, në të cilën shprehej angazhimi i plotë i LSI për të dhënë të gjithë kontributin e saj në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe që Qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

"Ti lutemi çdo ditë që ti kthejë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të ndërtojnë familjen e tyre. Zoti qoftë me ju, Zoti na dhëntë forcë, zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe dhe jam e bindur që Zoti do të na ndriçojë në rrugën për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur më përballë kësaj të keqeje. Ne kemi një mision, të kthehemi në vendin tonë, të luftojmë në vendin tonë, të luftojmë për familjen e shqiptarëve, sepse sistemi i vlerave qëndron te familja. Pa familje nuk ka vlera. Pa familje nuk ka atdhe" , - u shpreh Kryemadhi.

    Data: 12 Janar 2019 14:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera