Kthehu lart

Kapen të fortët e Niklës me 4 klasë shkollë!!! Policia i gjen armatime në shtëpi

Kapen të fortët e Niklës me 4 klasë shkollë!!! Policia i gjen armatime në shtëpi GazetaExpress

Pesë persona u vunë në pranga nga policia e Shtetit në sajë të operacionit "Forca e Ligjit" për goditjen e grupeve kriminale.

Në disa fshatra të Krujës, sic është Nikla, që deri dje dukej zonë e ndaluar për policinë, janë arrestuar persona që dyshohet se veprojnë si grup i strukturuar kriminal. Nga kontrollet e shumta, policia e shtetit, e Durrësit dhe në bashkëpunim me prokurorinë, zhvilluan kontrolle në banesa të dyshuara në fshatrat e Krujës, duke gjetur armatime. 

Kontrollet u bënë në 9 banesa, përfshirë edhe atë të Durim Bamit, personit që trazirat i coi deri në politikën shqiptare, por vetëm 5 rej tyre kanë rënë në pranga. 

Ata janë, Lutfi Haka, Marklen Haka (kushërinj), Ylli Cangu, Skënder Leza, dhe Valter Bami, shumica të dënuar më parë. Vetëm njëri prej tyre është me arsim 8 klasë, pasi të arrestuarit e tjerë kanë vetëm 4 vjet shkollë!

Njoftimi i plotë

Sot me date 12.08.2018, ne vazhdim te opionit Policor te koduar “Forca e Ligjit” , forcat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ne bashkepunim me forcat e Drejtorise Vendore te Policise Durres, nen drejtimin e hetimeve te Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Kruje, lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve te kundraligjshme, bene ekzekutimin e vendimeve per kontrollin e banesave te personave: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami, ku ne perfundim te kontrolleve u be arrestimi ne flagrance: 

1. Lutfi Haka, dtl 16.05.1951, lindur dhe banues ne fshatin Zeze te Rrethit Kruje, gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 4 klase, i denuar me pare. 

2. Marklen Haka, i dtl 04.04.1991, lindur dhe banues ne Zeze te rrethit Kruje, gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 8 klase, i denuar me pare.

3. Ylli Çangu , i dtl 22.07.1976, lindur dhe banues ne fshatin Nikel te rrethit Kruje, arsimi 12 klase, i padenuar me pare.

4. Skender Leza, i dtl 15.08.1984, lindur dhe banues ne fshatin larushk te rrethit Kruje, me arsim 4 klase, i denuar me pare.

5. Valter Bami, i dtl 17.08.1986, lindur dhe banues ne fshatin Larushk te Rrethit Kruje, me arsim 4-vjecar, i pa denuar me pare. 

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave material nje arme zjarri Pistolete e markes Bareta, nje arme zjarri Revolver “Trident” , 28 cope Fisheke luftarake me caliber 9mm, tre arme gjahu dhe nje pushke sportive pleumatike. /Express

    Data: 12 Shtator 2018 22:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera