Kthehu lart

ONM nuk bindet për "pastërtinë" e prokurorit të 'Tahirit' dhe gjyqtarit Medja

ONM nuk bindet për "pastërtinë" e prokurorit të 'Tahirit' dhe gjyqtarit Medja GazetaExpress

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) sërish nuk është bindur nga vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe ka rekomanduar apelim të tyre për dy raste të tjera.

ONM-ja u ka paraqitur Komisionerëve Publik rekomandimin për të apeluar vendimin për gjyqtarn Gentjan Medjan, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa u konfirmua në detyrë më datë 1 Gusht nga ana e KPK-së.

Gjithashtu, rekomandim për apelim, ONM-ja ka bërë edhe për vendimin e KPK-së më datë 2 Gusht, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani. 

Gentian Osmani ka qënë prokuror i cështjes në ngarkim të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Njoftimi nga ONM per gjyqtarin
Në datë 1.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sot, më datë 9.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Medja.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, tëligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi nga ONM per prokurorin

Në datë 2.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse,
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit
të rivlerësimit, z. Gentian Osmani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të
Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sot, më datë 9.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur
Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të
Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në
detyrë të z. Gentian Osmani.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit
Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve
Publikë.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë,
brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të
Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për
rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar
të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

    Data: 09 Gusht 2018 14:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera