Kthehu lart

“Ju vras, ruani familjen!” Kush është Gazi, shqiptari që terrorizonte biznesmenët italianë

“Ju vras, ruani familjen!” Kush është Gazi, shqiptari që terrorizonte biznesmenët italianë GazetaExpress

Policia italiane në Bergamo ka vënë në pranga disa persona të një bande me rreth 15 persona, të cilët ishin të “specializuar” në zhvatjen e parave përmes kërcënimeve si dhe një sërë veprash të tjera penale.

Media italiane ka dhënë një sërë detajesh në lidhje me të arrestuarit, përfshi këtu dhe shqiptarin Gazmend Prenga, 38 vjeçar. Miqtë e shqiptarit e thërrisnin shkurt Gazi.

Prej mëse një viti banda ushtronte terror mbi biznesmenët dhe sipërmarrësit në Bergamo përmes kërcënimeve aspak të “sofistikuara”. Banditët i thonin biznesmenëve se mund të vriteshin, ata dhe familjarët e tyre, nëse nuk pahuanin një shumë të madhe parash. Disa nga rastet e kërcënimeve janë dokumentuar madje edhe përmes kamerave të sigurisë. Njërin prej rasteve mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Hetimet e policisë kishin vijuar prej kohësh për bandën. Shumë prej të kërcënuarve madje e kishin denoncuar rastin dhe kaq ka mjaftuar që policia të hyjë edhe më thellë në botën kriminale të bandës./Gazeta Express


    Data: 12 Shtator 2018 20:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera