Kthehu lart

Ish- ministri i Ramës dhe deputeti demokrat kafe “kokë më kokë”

Ish- ministri i Ramës dhe deputeti demokrat kafe “kokë më kokë” GazetaExpress

Opozita e bashkuar me në krye Partinë Demokratike kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste masive më 16 shkurt, që siç është shprehur kryetari i lideri i saj Lulzim Basha, do të jetë një goditje për Edi Ramën dhe qeverinë dhe do të vijojë deri në rrëzimin e saj.

Për këtë kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tur takimesh nga jugu në veri për ballafaqimin me problemet që hasin qytetarët, si dhe për t’i ftuar ata që të bashkohen më 16 shkurt kundër qeverisë.

Por si duket kjo nuk do të thotë gjë për Ervin Salianjin, deputet i Partisë Demokratike, njëherësh ish-Sekretar i Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

Ervin Salianji është fotografuar i pashqetësuar me ish-ministrin e Financave të Edi Ramës, teksa gjerbin një kafe së bashku.

Ajo që si duket i bashkon këty dy ish-zyrtarë të lartë në subjektet përkatëse politike, tashmë thjeshtë deputetë, është se që të dy nuk janë më në pozicione drejtuese.

Akoma më intriguese bëhet çështja, kur sjellim në vëmendje se ky takim vjen 5 ditë para protestës së madhe të paralajmëruar nga Partia Demokratike.

Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes dy deputetëve, kundërshtarë në Kuvend, por si duket jo kaq shumë kundërshtarë në jetën jashtë asaj salle, duke të dhënë përshtypjen se po aty aktrohet në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

    Data: 12 Shkurt 2019 08:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera