Kthehu lart

I nxehti nuk i ndalon emigrantët, 16 refugjatë sirianë e irakenë kapen në Kapshticë

I nxehti nuk i ndalon emigrantët, 16 refugjatë sirianë e irakenë kapen në Kapshticë GazetaExpress

Vala e emigrantëve të paligjshëm që prekin territorin shqiptar me shpresën për të avancuar drejt vendeve të perëndimit nuk është ulur as nën temperaturat e larta të verës, përkundrazi.

Këtë të mërkurë policia kufitare ka kapur në kufirin e gjelbër në Kapshticë 16 emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se 13 prej tyre janë kapur në afërsi të fshatit Braçaj ndërse 3 të tjerë në Vishoticë. Të gjithë emigrantët e kapur janë meshkuj dhe vijnë nga Siria dhe Iraku.

Policia i ka marrë deklaratat në drejtorinë e kufirit dhe më pas i ka dërguar refugjatët drejt qendrës së azilkërkuesve në Babrru të Tiranës./Gazeta Express

    Data: 08 Gusht 2018 17:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera