Kthehu lart

Gropa e zezë e pensioneve, humbjet çdo vit llogariten mbi 200 milonë dollarë

Gropa e zezë e pensioneve, humbjet çdo vit llogariten mbi 200 milonë dollarë GazetaExpress

Skema e pensioneve mbetet një nga gropat financiare më të mëdha në vend.

Të dhënat zyrtare flasin se humbjet për shkak dhe të informalitetit arrijnë në 1.7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose mbi 200 milionë dollarë. Në 2013 ky tregues ishte në 1.9 % të PBB.

Por pavarësisht përmirësimit të lehtë të skemës ndër vite, raporti kontribuues pensionist është larg atij ideal.

Sipas numrit dy të Institutit të Sigurimeve në 4 vitet e fundit rezultojnë se janë futur në skemë rreth 230 mijë persona.

“Janë 580 mijë pensionistë të cilët marrin pension nga kontributi i 760 mijë të siguruarve”, – thotëAli Emini. Ndërkohë numri i forcave të punës arrin në 1 milion, por largimi i shqiptarëve jashtë vendit është një nga shkaqet e këtij raporti të ulët.

Megjithatë tregu i punës vijon të vuajë nga dy fenomene. E ndërsa puna në të zezë ka shënuar një tendencë rënie, mosdeklarimi i pagës reale është përhapur gjerësisht në disa sektorë të ekonomisë.

2018 pritet të mbyllet në total me një shifër prej 78. 6 miliard lekë të ardhura nga kontributet, një shifër kjo e cila rezulton gati 30 miliardë më shumë se në vitin me të keq atë 2013. /Vizion+

    Data: 20 Gusht 2018 10:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera