Kthehu lart

Grabitet pika e Lotarisë Kombëtare në Elbasan

Grabitet pika e Lotarisë Kombëtare në Elbasan GazetaExpress

Një pikë e lotarisë kombëtare në bulevardin kryesor të Elbasanit është grabitur gjatë natës.

Autorët pasi hapën me forcë qepenin, thyen xhamat me sende të forta duke u futur brenda, ndërsa sipas policisë kanë marrë 20.000 lekë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes. 

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së pikës që u grabit, por edhe të bizneseve të tjera për të shkuar në gjurmët e autorëve.  

    Data: 18 Janar 2019 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera