Kthehu lart

Goditet teksa po qëndronte në makinë, dalin pamjet e aksidentit ku u përfshi policja shqiptare

Goditet teksa po qëndronte në makinë, dalin pamjet e aksidentit ku u përfshi policja shqiptare GazetaExpress

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, pranë rrugës së varrezave ku e plagosur ka mbetur një punonjëse e policisë së paraburgimit, zonja Elmira Binaj.

Efektivja e policisë po qëndronte e ndaluar në makinën e saj të tipit Toyota kur papritur një tjetër makinë e tipit bezn, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, e ka goditur policen.

Si pasojë e impaktit, efektivja e policisë ka marrë plagë në kraharor, shpatull e këmbë. Në vendngjarje kanë ardhur forcat e policisë si dhe autoambulanca e cila e ka dërguar në spital Binajn. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse policia ende nuk ka dhënë asnjë lloj informacioni zyrtar për rastin.

Më poshtë fotot e publikuara nga Oraneës në lidhje me aksidentin, ku duken dhe disa shenja gjaku/Express


    Data: 11 Shkurt 2019 17:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera