Kthehu lart

Flasin familjarët e Violetës: Armën nuk e dimë ku e gjeti, por ajo kishte shenja në trup!

Flasin familjarët e Violetës: Armën nuk e dimë ku e gjeti, por ajo kishte shenja në trup! GazetaExpress

Një ditë larg ngjarjes që tronditi mbarë opinionin public, kanë folur familjarët e Violeta Donajt, gruas 35 vjeçare e cila qëlloi me 4 plumba bashkëshortin e saj në Milot, 42 vjeçarin Kujtim Donaj.

Ngjarja e rëndë është komentuar këtë të hënë nga familjarët, të cilët shprehen se ata nuk kishin dijeni se gruaja kishte mundur të gjente një armë zjarri. Nga ana tjetër familjarët shprehen se ata e dinin për dhunën që 42 vjeçari ushtronte në mënyrë sistematike tek gruaja e tij.

Në komisariatin e policisë, familjarët e Vjoletës kanë deklaruar këto të dhëna:

Nuk e dinim që Violeta kishte armë, por e kemi ditur se kishin probleme dhe Violeta kishte shenja në trup.

Violeta e kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe ishte nisur për tek shtëpia e saj në Rrëshen.

Violeta ishte nisur për të marrë vajzën dhe rrobat. Ajo kishte marrë kunatën ta ndihmonte t’i mbante”.

Vetë Violeta Donaj pas krimit që kreu ka folur për hetuesit duke thënë se i shoqi e rrihte vazhdimisht se dhe shpesh herë ndodhte që të sillej me xhelozi kundrejt saj. 35 vjeçarja ka shtuar në dëshmi se ajo ishte lodhur me këtë gjëndje në familje dhe nuk mund të duronte më shumë./Gazeta Express

    Data: 18 Qershor 2018 11:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera