Kthehu lart

Fier, arrestohet 31-vjeçarja që vidhte karburantet!

Fier, arrestohet 31-vjeçarja që vidhte karburantet! GazetaExpress

Policia e Fierit ka mundur të zbardhi dhe të ndalojë autoren e vjedhjes së një karburanti dhe gjithashtu tentativën për të vjedhur dy të tjerë.

Bëhet fjalë për 31  vjeçaren Anna Malaj, e cila nuk ka vepruar vetëm, por me një bashkëpunëtor, i cili është shpallur në kërkim nga Policia. Gjithashtu mësohet se është sekuenstruar arma me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

Njoftimi i plotë i Policisë Fier:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:

•Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

•E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje.

• 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

• 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.


    Data: 22 Korrik 2018 10:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera