Kthehu lart

“Eleni po na lutej”, shqiptari akuzon mikun e tij grek

“Eleni po na lutej”, shqiptari akuzon mikun e tij grek GazetaExpress

Zbardhet dëshmia në polici e 20-vjeçarit shqiptar Aleksandër Luca, bashkëpunëtorit të 21-vjeçarit grek që akuzohen për vrasjen e studentes Eleni Tofaloudis.

20-vjeçari pranoi përfshirjen e tij në krim, por tha se studenten 21-vjeçare e qëlloi shoku i tij me shufër hekuri në kokë, dhe më pas i tha “shkojmë për ta hequr qafe”.

“Isha bashkë me Elenin një ditë më parë, por edhe të nesërmen e kishim lënë të takoheshim. Eleni më kërkoi që të takoheshim dhe të sillja një shokun tim, dhe shkuam në shtëpinë e tij. Shoku im i kërkoi Elenit që të bënte diçka dhe ajo refuzoi. Miku im u tensionua dhe e goditi me hekur në kokë. Eleni po na lutej që ta dërgonim në spital, por shoku im më nxiti që të mos shkonim.  

‘Shkojmë t’i japim fund, shkojmë ta hedhim në shkëmbinj, ku të gjejmë vend’, më tha“, deklaroi Aleksandër Luca para hetuesve grekë.

Ndërkohë, 21-vjeçari grek Manoli Koukouras ka mohuar akuzat. Avokati i tij thotë se 21-vjeçari nuk është përfshirë në këtë krim, duke argumentuar se nuk ka prova ligjore.

Por ekspertët mjeko-ligjorë thanë se në trupin e studentes kanë gjetur shenja dhune. Madje vajza është abuzuar seksualisht dhe në momentin që u hodh në det, ka qenë gjallë. Ajo mund të shpëtohej nëse do të ishte dërguar në spital.

23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe Aleksandër Luca janë arrestuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor. Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Në këtë pikë, ata e goditën me objekt metalik në kokë. Mbetet e paqartë se kur autorët abuzuan seksualisht me të.

Për mediat greke ka folur edhe babai i shqiptarit, i cili deklaroi se “nuk ka rritur një vrasës”. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e vajzës, ndërsa shtoi se çështjen ia ka lënë drejtësisë. /TvKlan

    Data: 05 Dhjetor 2018 20:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera