Kthehu lart

“Edi Rama është një hajdut i gatshëm që të flakë në rrugë këdo që i del përpara”

“Edi Rama është një hajdut i gatshëm që të flakë në rrugë këdo që i del përpara” GazetaExpress

Me publikimin e dokumentave që vërtenonin shkeljet e rënda ligjore të njërës prej kompanive fituese të projektit të Unazës së Madhe, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar këtë të premte se tashmë është e qartë si drita e diellit për të gjithë shqiptarët, kryeministri i vendit është një hajdut.

Përmes një deklarate për shtyp, Basha u shpreh se dalja në dritë e dokumentave të falsifikuara nga njëra prej kompanive që ka fituar miliona euro për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe, tregon fare qartë për natyrën korruptive të një projekti që kërkon të nxjerrë nga shtëpitë e tyre qindra shqiptarë.

Tani është e qartë për të gjithë ju që projekti i Unazës është një projekt vjedhjeje dhe jo një projekt zhvillimi për xhepat e Edi Ramës. Ne kemi dy muaj që e themi këtë. Por, më mirë vonë sesa kurrë.

Sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, një hajdut të ftohtë që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë, pleq, fëmijë, gra shtatzanë, i frymëzuar nga makutëria e tij për para.

Rama ka nxjerrë ARRSH që të bëjë mashtrimin e radhës, së pari ARRSH e Ramës të dalë para drejtësie se në vend ti shërbejë njerëzve dhe ligjit është bërë vegël për vjedhjet marramendëse të Ramës. Koncesionet që ka kontraktuar dhe prikuruar janë akte korrupsioni, dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH tek ministri përgjgëjësi duhet hetuar dhe të nxirët para drejtësisë. Ideatori, planifikuesi dhe përfituesi i vjehdjes së unazës dhe projekteve të tjera, të rrugëve, inceneratorëve e çdo vjedhje tjetër është Rama

Shqiptarët më në fund e panë dhe po e shohin të vërteten si është, Rama është hajdut, ka 20 vjet që vjedh dhe nuk ngopet, ka vlerë dhe një moral, paranë, para saj nuk vlen asgjë, E gjithë qeverisja e tij është projekt gjigant për të vjedhur e zhvatur, as ka pasur e as nuk ka as vizion, vullnet e plan për të punuar për njerëzit për të qeverisje është vjedhje.

Në fillim përdori drogën dhe krimin për të marrë pushtetin, tani po përdor pushtetin për të grabitur pasuritë për të mbajtur pushtetin duke blerë çdo gjë. Sot nuk duhet të heshtë askush, pavarësisht nga bindjet politike, kam një thirrje për mediat, mos mbroni kriminelët në pushtet, mos mbuloni vjedhjet, hetoni krimin he korrupsioni, bëjeni, mos u bëni palë me të keqen, shqiptarët nuk do tua falin kurrë. U them studentëve dhe banorëve të unazës, jemi me ju, detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit dhe të luftojmë për ju.
Nuk duam kurora, lavde, duam drejtësi, qeverisje të ndershme për të gjithë, që të jenë qytetarët të vendosin qeverisjen dhe jo droga e krimi apo paratë e korrupsionit. Askush nuk duhet të rrije pa vepruar, bashkohuni përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Ramës, bashkohuni me protestën e unazës, shkozës, bulevardit të ri, protestës për teatrin, studentëve, mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Rama për tu helmuar me cinizëm dhe mosbesim. Sot ka një fakt të thjeshtë, Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë, duhet të jemi bashkë, duhet ta ndalim me çdo mjet, vetëm kur njerëzit bashkohen, vetëm atëherë fiton populli dhe mundet e keqja"
-tha Basha./Gazeta Express

    Data: 07 Dhjetor 2018 13:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera