Kthehu lart

Edhe këtë të hënë moti nuk po "merret vesh"! Ky është parashikimi

Edhe këtë të hënë moti nuk po "merret vesh"! Ky është parashikimi GazetaExpress

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin e Shqipërisë deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen në zonat malore duke sjellë shira të përkohshëm në Verilindje-Juglindje ndërsa shira të izoluar në zonat Qendrore.

Orët e vona të pasdites largojnë gradualisht shirat nga zonat malore duke u lokalizuar në ekstremin Juglindor të vendit. Nga mbrëmja deri mëngjesin pasardhës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore ku pritet maksimumi 33°C.

Era do të fryjë mesatare dhe shpeshherë deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.


    Data: 18 Qershor 2018 07:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera