E moshuara shqiptare rrëfën tmerret e komunizmit: Brenda 48 orësh vdiqën 20 fëmijë

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është dashur të kalojë.

GazetaExpress

84-vjeçarja ka treguar mes lotësh se si ka arritur të mbijetojë. Klara Merlika thotë se ka qenë 10 vjeç kur e kanë internuar dhe kanë qëndruar 13 veta me një batanije dhe një tas.

“Njerëzit kur bëjnë keq i kërkojnë vetes shumë llogari. Kam pasur një natyrë që së keqes kurrë nuk kam dashur ti bie në gjunjë. Sot jam 84 vjeç dhe atëherë isha 10 vjeç. Ai nuk ka qenë internim, ka qenë kohë lufte. I morën me gra, me fëmijë, me njerëz të pafajshëm. Më merr vetëm me rrobat e trupit dhe më çon në një vend tjetër dhe kjo është e tmerrshme. Kemi qenë vetëm 13 veta të cilët kishim vetëm një batanije dhe një tas dhe bukë misri dhe kemi ngjyer me kafshata misri se nuk kishim lugë”- ka rrëfyer e moshuara.

Ajo tregoi ndër të tjera se si brenda 48 orëve vdiqën 20 e ca fëmijë në kampin e Tepelenës të cilin e konsideron si kampi i shfarosjes.

“Për të tjerët nuk e di, por unë kam dëshmitarë shokët e mi. Të më dalin përballë e të më thonë që kam gënjyer për kampin e internimit. Kampi i Tepelenës ishte kamp shfarosje. Brenda 48 orëve kanë vdekur 20 e ca fëmijë. Ishte një grua nënë e 12 kalamajve dhe kishte dy binjakë. Brenda 24 orëve i vdiqën”- rrëfeu Klara Merlika.

Të tjera

Lajmet e fundit