Kthehu lart

Dule shkon në komisariat, kërkon të takojë ekstremistin anti-shqiptar

Dule shkon në komisariat, kërkon të takojë ekstremistin anti-shqiptar GazetaExpress

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ishte pasdite vonë në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për tu interesuar për shtetasit grekë të ndaluar nga policia.

Edhe pse deri tani është mundur të mësohet nga burime zyrtare se janë ndaluar 9 persona, mes tyre dhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathano, Dule foli për 12 të shoqëruar.

Kreu i PBDNJ-së u kujdes më shumë të përcillte mesazhet e duhura drejt shtetit fqinj, duke folur kryesisht greqisht, ndërsa për gazetarët shqiptarë u mjaftua me këtë prononcim: "Nga autoritetet policore u informuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal i kësaj procedure është deri në 10 orë. Shpresojmë që të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të gjithë të jenë të lirë në normalitetin e jetës së tyre".

Policia shqiptare vuri në pranga 9 ekstremistë, ndërsa gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje për emisionin “Open”, deklaroi se deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka takuar ditën e sotme ekstremistët grekë të arrestuar.

Gjithashtu Hoxha tregoi se Dule ka kërkuar të takojë edhe ekstremistin antishqiptar të Agimit të Artë, Babis Karathanos, por nuk e kanë lejuar.
“Dule ka takuar të arrestuarit, ka kërkuar të takojë edhe Karathanos por nuk ka mundur ta takojë pavarësisht kërkesës. Në fakt ende nuk dihet se si Karathanos ka hyrë në territoret shqiptare”, tha Hoxha.

Dyshohet se Karathanos ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar ndërsa në Kakavijë sot u kthyen rreth 40 shtetas grekë që kishin planifikuar pjesëmarrjen në varrimin e ekstremistit grek.


    Data: 08 Nentor 2018 21:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera