Kthehu lart

“Digjini shqiptarët!” Tsipras mbron ata që u shpallën ‘non grata’ për thirrjet raciste

“Digjini shqiptarët!” Tsipras mbron ata që u shpallën ‘non grata’ për thirrjet raciste GazetaExpress

Athina zyrtare ka vendosur të mbrojë hapur të 52 emrat e qytetarëve grekë që u shpallën këtë të premte non grata në Shqipëri, për shkak të thirrjeve të tyre anti- shqiptare.

Vetëm disa orë pas shpalljes që ju bë emrave grekë nga Ministria e Brendshme, Greqia ka reaguar përmes Ministrisë së Jashtme, e cila tashmë prej kohësh drejtohet nga kryeministri i vendit Alexis Tsipras.

Në deklaratën e shkurtër, Athina shprehet se në këtë moment delikat, vendimi i Shqipërisë rëndon marrëdhëniet dypalëshe, madje shton se pret sqarime prej Shqipërisë se përse ka shpallur “non grata” qytetarët grekë.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke./Gazeta Express

    Data: 09 Nentor 2018 20:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera