Kthehu lart

Dekretimi i Ramës si ministër i Jashtëm, si e komenton Gramoz Ruçi

Dekretimi i Ramës si ministër i Jashtëm, si e komenton Gramoz Ruçi GazetaExpress

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi ka shfletur Kushtetutën për ti dhënë përgjigje pyetjes.

"Neni 76 i kushtetutës ku flitet për kryetarin e Kuvendit, mes të tjerave thuhet: Kryetari siguron respektimin e të drejtave të kuvendit dhe anëtarëve të tij.

Neni 1 i kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalimin: Shqipëria është republikë parlamentare

Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që duke filluar nga Presidenti i Republikës, emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti, kryeministri emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti.

Po merrem me nenin 93 të kushtetutës, i cili thotë: Presidenti në zbatim të kompetencave të tij shprehet me dekrete.

Unë nuk vë në diskutim, ka të drejtë të thotë Presidenti "Po" ose "Jo". Po ato që thotë kushtetuta presidenti duhet të shprehet me dekrete. Kjo do të thotë që edhe kur jep pëlqim edhe kur nuk e jep pëlqim duhet të nxjerre dekret", citoi Ruçi.

    Data: 18 Janar 2019 11:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera