Kthehu lart

“Çmendet” i riu në Tiranë, dhunon nënën, policia jep urdhër mbrojtje

“Çmendet” i riu në Tiranë, dhunon nënën, policia jep urdhër mbrojtje GazetaExpress

Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar në Tiranë.

24 vjeçari me iniciale S.S është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e i tij.

Nëna e tij, shtetasja me inicialet M.S., 51 vjeçe, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

“Më datë 18.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës M.S., vjeçe 51, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal”, bën me dije policia./Gazeta Express

    Data: 19 Qershor 2018 19:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera