Kthehu lart

Cakaj pa certifikatë sigurie, Meta kërkon ngritjen e komisionit hetimor për DSIK

Cakaj pa certifikatë sigurie, Meta kërkon ngritjen e komisionit hetimor për DSIK GazetaExpress

Presidenti Ilir Meta kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Kërkesa e kreut të shtetit vjen një ditë pas mosdekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm. Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku shpjegonte arsyet e vendimit të tij, Meta shkruante se nga procesi i verifikimit të kandidaturës, Gent Cakaj rezultonte se ka punuar pa certifikatë sigurie edhe gjatë periudhës si zv/ministër i jashtëm, ndërsa DSIK bëri të mundur paisjen me certifikatë sigurie të tij, brenda 24 orëve.

Nisur nga ky fakt, Meta i është drejtuar sot me një letër, kryeparlamentarit Gramoz Ruci, si edhe krerëve të grupeve parlamentare ku kërkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të kryer punën e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

Cakaj ka qëndruar në postin e zv/ministrit të Jashtëm pa certifikatën e sigurisë. Ditën e enjte (10 Janar), kreu i shtetit refuzoi të dekretonte kandidaturën e Gent Cekajt për ministër të Jashtëm, e paraqitur nga kryeministri Edi Rama. Mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Rama gjatë këtyre 24- orëve ka pasur përplasje për Cakajn.

Vetëm më datë 03.01.2019, moment ky kjo që përkon me bërjen publike të  propozimit të Kryeministrit për emërimin e tij në postin e Ministrit për Evropën për Punët e Jashtme, (si dhe 3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ), ai ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillonte nga dita e marrjes së detyrës si zv.ministër i MEPJ.”- thuhet në arsyetimin e Presidentit.

Bazuar në kthim përgjigjet e institucioneve për Gent Cakaj, Meta shkruan se rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite).



    Data: 11 Janar 2019 12:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera