Kthehu lart

“Bujrum, hajdeni në kryeministri dhe flasim!” Protestuesit nuk pranojnë ftesën e Ramës

“Bujrum, hajdeni në kryeministri dhe flasim!” Protestuesit nuk pranojnë ftesën e Ramës GazetaExpress

Një ditë pas “zbythjes” së Lindita Nikollës, kryeministri Edi Rama ka reaguar zyrtarisht duke thënë se i mirëpret në kryeministri për të diskutuar, por e shpejtë ka qenë dhe përgjigja e studentëve, të cilët nuk pranojnë të shkojnë në zyrën e Ramës.

Protestuesit janë shprehur se ata do ta presin në shesh kryeministrin dhe në asnjë vend tjetër. Ndërkohë kryeministri tha këtë përgjigje për studentët:

Rama: Një përshëndetje studentëve që sot janë përsëri në rrugë. Uroj që të kenë jo vetëm dëshirën për të protestuar por edhe vullnetin për të dialoguar. Shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimarrësin. Dua ta dinë se kam dëshirë t'i them shumë gjëra, por edhe kam shumë dëshirë t'i dëgjoj. Unë jam i gatshëm t'i dëgjoj studentët vetë. Ky vend e ka fituar lirinë e protestës prej 5 vitesh. Kemi qenë apo s'kemi qenë dakort për një protestë, por ajo e ka patur të garantuar si kurrë më parë pacënueshmërinë  e saj.

Kam bindjen se duke dëgjuar njëri tjetrin me respekt, dhe këtë rast duke u bërë bashkë për të shTyre më forcë përpara modernizimin e sistemit arsimor, ne mund ta bëjmë më mirë punën kolosale të arsimit. Kjo është e drejta e studentëve se për çfarë protestojnë.

Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë.

    Data: 07 Dhjetor 2018 13:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera