Kthehu lart

Braçe përplaset me Balliun, mbyll seancën: S'ka mbledhje po nuk ike ti!

Braçe përplaset me Balliun, mbyll seancën: S'ka mbledhje po nuk ike ti! GazetaExpress

Ashtu si dhe në komisionin e sigurisë kombëtare, debatet kanë pushtuar komisionin parlamentar të ekonomisë e financave pas një përplasje mes kryetarit socialist Erjon Braçe dhe deputetit të PD-së Klevis Balliu.

Prej dy ditesh deputetet e opozites nuk kane munguar apo lene menjane komisionet parlamentare, por perkundrazi jane perplasur ashper me socialistet ne pushtet. Diten e djeshme ishte dhe momenti kulminant kur Flamur Noka tentoi te nxirrte me force nga salla e komisionit te medias kryebashkiakun Veliaj.

Me poshte debati i sotem ne komisionin e medias

Debati

Balliu- Braçes: Zoti kryetar, ca justifikimi ke për këtë…

Braçe: A ka mundësi të mbaroj unë, ore do rrish tani

Balliu: Unë eeee

Braçe: Mbledhja mbyllet këtu

Balliu: O  të fala mbylljes dhe kujt të dush

Braçe: S’ka mbledhje këtu sa të jesh ti

Balliu: Erjon më shumë shanse kam të hyj unë këtu brenda se sa të hysh ti. Vazhdo rrugën tashi

Spaho: Edhe dje e mbylle mbledhjen kështu edhe sot po ashtu. Nuk është serioze

    Data: 20 Qershor 2018 12:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera