Kthehu lart

Berisha zbulon dy miqtë e policit që ngacmoi shqiptaren e mitur

Berisha zbulon dy miqtë e policit që ngacmoi shqiptaren e mitur GazetaExpress

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social një sërë fotosh të efektivit të policisë Berhan Bajrakurti, i arrestuar pas daljes në media të faktit se ai kishte ngacmuar seksualisht disa herë një vajzë vetëm 15 vjeçe në Grumierë të Malësisë së Madhe.

Berisha shkruan se Bajrakurti ndjek në rrjetin social kryeministrin Edi Rama dhe ish deputetin e PS-së Arben Ndoka, i arrestuar disa muaj më parë si i përfshirë në skandalin e vjedhjes e përvetësimit të tokave në zonën e Rranës së Hedhun në Lezhë.

Kujtojme se Berhan Bajrakurti është liruar vite më parë nga rradhët e policisë për shkak të shkeljeve ligjore. Pas shkarkimit nga detyra ai ka punuar si faturino dhe më pas në viti 2015 ai është rikthyer në detyrë pasi në zgjedhjet lokale ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ai është rikthyer në detyrë si oficer policie./Express

    Data: 11 Shkurt 2019 21:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera