Kthehu lart

Basha: Po bëhet gati ritenderimi i projektit të Unazës, fiton biznesmeni i Ramës

Basha: Po bëhet gati ritenderimi i projektit të Unazës, fiton biznesmeni i Ramës GazetaExpress

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për median ku shtoi se po përgatitet ritenderimi i pjesës së ndërtimit të unazës së re në Tiranë, tenderi i fituar i së cilës u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë.

Basha tha se edhe pas procesit te dyte te tenderimit, do te fshihet serish nje biznesmen i lidhur me kryeministrin Edi Rama, emrin e te cilit Basha tha se e ka mesuar, por qe nuk zgjodhi ta beje publik. 

“Po përgatitet përfundimi i ritenderimit i pjesës së kapur në flagrancë. Është përgatitur dhe rimanipulimi i këtij loti. Ky tender duhet të anulohet i tëri. Kam emrin kush është përfituesi. Edvin Kristaq Rama, cili do të jetë biznesmeni i radhës, nuk besoj se do e mbajë të fshehtë gjatë. Protesta do na shohë në krah dhe në krye”, tha Basha.

    Data: 12 Janar 2019 14:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera