Kthehu lart

"Babalja" rezultoi false, Rama paralajmëron Bashën për "Nuhun": Fli derisa të kem të reja!

"Babalja" rezultoi false, Rama paralajmëron Bashën për "Nuhun": Fli derisa të kem të reja! GazetaExpress

Ka vijuar dhe këtë të shtunë beteja virtuale mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Kryeministri i është përgjigjur videos që Basha postoi në lidhje me tenderat korruptivë përmes një statusi në rrjetin social, duke e ironizuar kryedemokratin si një “artist” që e ka kthyer PD-në në një kinostudio. Rama shkruan se Basha nuk duhet të bëjë nevrikun por përkundrazi duhet të shkojë të flejë për disa ditë, duke paralajmëruar kësisoj se ashtu siç ndodhi me rastin e Babales, e njëjta do të ndodhe dhe me rastin e denoncimit të Emiljan Nuhut. 

Rama flet për “të reja” në lidhje me këtë ngjarje, duke nënkuptuar se denoncimi i ish oficerit të policisë që pretendonte se ishte kërcënuar për vdekje me pistoletë në kokë nga ana e vëllait të deputetit Rrahman Rraja, është një farsë.

POSTIMI:

Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s'ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar


    Data: 06 Tetor 2018 19:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera