Kthehu lart

Alarm, në 2 dekada Shqipëria zhduki 40% të pyjeve

Alarm, në 2 dekada Shqipëria zhduki 40% të pyjeve GazetaExpress

Shfrytëzimi informal, pa kriter, pa politika të mirëfillta, vjedhja sistematike, prerja e paligjshme e drurëve, kanë bërë që fondi pyjor i Shqipërisë të pakësohet me 40% vetëm 20 vitet e fundit, duke e bërë vendin tonë të renditet i fundit në rajon e në Evropë në këtë aspekt.

Fondi pyjor kombëtar është pakësuar me rreth 1.5 milionë metra kub dru në vit, për një total prej rreth 30 milionë kubësh në 20 vitet e fundit.

Shifra më alarmuese vërehen te pakësimi drastik i pyjeve të virgjër: Sipërfaqja e tyre është pakësuar me 85%,  e thënë në numra, nga 75 mijë Ha që ishte në vitin 1997,  sot është reduktuar në 11 mijë Ha.

Të dhënat alarmante vijnë përmes një analize të Ministrisë së Mjedisit, e bërë publike në Dokumentin për Politikat e Pyjeve në Shqipëri dhe kanë të bëjnë me volumin e fondit pyjor. 

Ndërsa sipërfaqja e pyjeve mbetet pak a shumë e pandryshuar, vetëm për periudhën 2016-2017,   volumi i pemëve është pakësuar me 32%,  duke rezultuar aktualisht më pak se 55 milionë metra kub.

Ky pakësim drastik i volumit të pyjeve na rendit të fundit në Evropë e Rajon po t’i referohemi volumit mesatar të drurëve për hektar.  Ndërsa as nuk afrohemi dot me vende si Sllovenia, Rumania, Kroacia, apo Bosnja ku volumi i pyjeve arrin deri 346 metra kub për hektar, jemi shumë prapa edhe një vendi të vogël si Mali i Zi.

Ndërsa kemi thuajse të njëjtën sipërfaqe pyjore me këtë vend,  për sa i përket vëllimit, nuk arrijmë as sa gjysma e fondit të tij, duke qenë se ky tregues në Shqipëri është vetëm 66 metra kub dru për hektar./scan

    Data: 11 Janar 2019 19:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera