Kthehu lart

"Afrim Qendro nuk është larguar nga ARRSh, Rama thjesht i uli gradën"

"Afrim Qendro nuk është larguar nga ARRSh, Rama thjesht i uli gradën" GazetaExpress

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar këtë të hënë se ish kreu i ARRSh-së Afrim Qnedro nuk është shkarkuar nga detyra e tij, thjesht është ulur në “gradë” duke mbetur zëvendësdrejtor, por efektivisht njeriu që bën ligjin në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Pas plasjes së skandalit korruptiv me lotin e parë të projektit të Unazës së Madhe, Shehaj shprehet se Qendro duhej të ishte në burg, por përkundrazi, Edi Rama e ka mbajtur në detyrë. Sipas demokratit kjo është një tjetër arsye më shumë për të besuar se prapa korrupsionit me tenderin e Unazës së Madhe fshihet vetë kryeministri.

STATUSI:

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor neëZv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.

Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.

Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.

    Data: 11 Shkurt 2019 21:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera