Kthehu lart

A po pranon Rama 600 mijë sirianë në këmbim të hapjes së negociatave?!

A po pranon Rama 600 mijë sirianë në këmbim të hapjes së negociatave?! GazetaExpress

Ish- kryeministri Sali Berisha i rikthehet temës së ndërtimit të një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Berisha shkruan se me qëllim hapjen e negociatave Rama do të pranojë 600 mijë sirianë, ish- luftëtarë të ISIS.

“Rama ofrohet te pranoje 600 mije refugjate siriane, ish terroriste te ISIS ne kembim te hapjes se negociatave!

Te dashur miq, Edi Rama me zedhenesin e tij Hodaj, deklaron sipas rrjetit televiziv me te madh gjerman ZDF, se Shqiperia ka kapacitete te plota per nje kamp prej 600 mije refugjatesh siriane ne Shqiperi.

Rama perdor si argument pranimin nga Shqiperia te vellezerve nga Kosova gjate luftes per çlirimin e saj”, shkruan Berisha.

Ndërkohë këtë lajm që prej ditësh qarkullon në mediat shqiptare Rama e ka quajtur një farsë.

Nga ana e kryeministrisë janë shprehur se nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga BE-ja./Gazeta Express

    Data: 19 Qershor 2018 21:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera