Kthehu lart

570 kg kanabis në Qafë Thanë, flet pronari i furgonit: E kam shitur, por…

570 kg kanabis në Qafë Thanë, flet pronari i furgonit: E kam shitur, por… GazetaExpress

Flet Ilir Dauti, pronari i kompanisë fasoneri në emër të së cilës ishte regjistruar furgoni i kapur me drogë në Qafë Thanë

Ai tha se furgonin e ka shitur por akoma nuk është bërë noteria pasi personi që e ka marrë nuk kishte paratë.

“Personi që do blinte furgonin, nuk kishte paratë, ndaj nuk bëmë aktin noterial

Për shitjen e furgonit kemi bërë akt marrëveshje me personin. Likuidimin do ta bënte në fund të vitit, atëherë do bënim edhe kalimin e pronësisë”, ka thënë Dauti per "b.w".

Ai u shpreh se shoferi që drejtonte furgonin, ishte vëllai i personit që e ka blerë.

“Ky person nuk dinte që vëllai ia kishte marrë furgonin. Nuk më erdhi mirë që u përmend emri im në këtë ngjarje. Furgoni i përket kompanisë tonë, por nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. 

Përmendja e emrit tim është në kundërshtim me ligjin, kanë abuzuar me mua”, u shpreh pronari i fasonerisë.

Dauti shtoi se furgoni kishte te shkruar edhe emrin e firmës tjetër që e kishte në përdorim

“Sot isha në polici dhe më thanë që nuk përfshihesh në hetim. Personi që ka në përdorim furgonin e pranon edhe sot që e ka blerë furgonin. Puna në kompaninë time vijon normalisht, pasi kjo s’ka asnjë lidhje”, deklaroi pronari i fasonerisë.

    Data: 22 Nentor 2018 11:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera