Kthehu lart

3500 banorë në Xibër të Dibrës pa asnjë lloj komunikimi prej borës

3500 banorë në Xibër të Dibrës pa asnjë lloj komunikimi prej borës GazetaExpress

Në qarkun e Dibrës, disa fshatra janë tërësisht të izoluar, sic është njësia Xibër e cila prej tre ditësh është e bllokuar.

Në këtë vend trashësia e dëborës arrin deri në 80 cm duke bërë që 3500 banorët  e saj të jënë pa asnjë lloj komunikimi.

Probleme kanë edhe fshatrat Lurës, Arrësit, Recit e Sllovës, ndërsa në Bulqizë probleme me borën kanë fshatrat Ostren, Trebisht, Shupenzë e Martanesh.

    Data: 12 Janar 2019 15:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera