Kthehu lart

2 shqiptarë e 5 nigerianë kapen me 11 kg drogë

2 shqiptarë e 5 nigerianë kapen me 11 kg drogë GazetaExpress

Policia italiane ka zbardhur sot detajet e një operacioni antidrogë ekzekutuar gjatë natës së shkuar në afërsi të autostacionit Tibus Tiburtina në Romë të Italisë.

7 persona, 2 shqiptarë e 5 nigerianë janë arrestuar në flagrancë me 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. Dy shqiptarët janë të moshës 23 e 27 vjec.

Reparti antidrogë i policisë së Romës kishte rënë në gjurmët  e 5 trafikantëve nigerianë që vepronin pranë autostacionit Tibus Tiburtina.

Pas ndjekjes gjatë natës, policia italiane ka ekzekutuar arrestimin e tyre në një apartament në Romë brenda të cilit ndodheshin dy shtetasit shqiptarë.

Në apartament u gjetën 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. 7 personat u vunë në pranga e aktualisht ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

    Data: 11 Janar 2019 23:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera