Zyrtari i BE-së ia thotë në sy Ramës: Lufto krimin dhe korrupsionin, ndryshe s’ka integrim


07/03/2019

Takimin e parë ai e pati me kryeministrin Rama në orën 09:30.

Më pas në zyrat e delegacionit të BE ai ka pritur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në një postim në twitter, zyrtari i lartë i BE-së  përsëriti plotësisht mbështetjen për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.

“Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE” thotë Danielsson.

Ndërsa për takimin me Ramën ai shkruan se ai ka theksuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale politike dhe reformat.

Shqipëria duhet të vazhdojë reformat, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për tu bërë bindës në qershor, atëherë kur shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë progres raportin”, shkruan ai./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart