Zbardhet vendimi, kush votoi pro dhe kundër burgimit përjetë të Dritan Dajtit


11/02/2019

Gjyqtari Fuat Vjerdha ka publikuar në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg

Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë.

Kush ishin gjyqtaret qe gjykuan dosjen e Dritan Dajtit ne Apel

Pesëshja e gjyqtarëve përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart