Viti i (parë) i Ri pa fishekzjarrë! Berisha zbulon ç’do ndodhë me vezët…dhe frikën e madhe të Ramës


23/12/2018

Ky është viti i parë që qytetarët shqiptarë pritet të mos hedhin fishekzjarrë dhe kapsollë për ndërrimin e viteve, dhe gjithçka do t’i lihet organizimeve nga autoritetet përkatëse. Por për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për shkak të frikrave të tij se mos “student e qytetarë të revoltuar e gjuajnë me fishekzjarrë”. Berisha thotë se plagosja e efektives Ina Nuka gjatë një proteste pas shpërthimit të kapsollës në duar, është vetëm një pretekst, dhe se arsyeja e vërtetë e këtij vendimi

Në një reagim të gjatë në rrjetin social Facebook, Berisha ironizon se pasi deputeti i PD-së Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Rama në Parlament, tashmë tre ministrat, do të përpunojnë edhe rregullat e shitjes së vezëve!

Por nuk vonoi shumë, dhe erdhi reagimi i një prej ministrave që kanë firmosur urdhrin. Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, përmes një postimi në Twitter, thotë se ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike bëhet vetëm për të siguruar jetën e qytetarëve.

“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”, shkruan Lleshaj.

Deklarata e Berishes
Dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje dhe me gjoba milionëshe portalet online janë plani i Edi Ramës për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri dhe kontrollin e plotë prej tij të çdo burimi informacioni në vend.

Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend.

Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale.

Sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj “këto portale lajmesh nxisin vepra penale apo nuk janë në perputhje me moralin pubik”. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë.

Ndryshimet e propozuara, detyrojnë të gjitha portalet e informimin të rregjstrohen pranë AKEP-it, një agjensi e kontrolluar nga qeveria, pavarësisht se mund të jenë të rregjistruar në bazë të legjislacionit në fuqi, diku tjetër brenda apo jashtë Shqiperisë. Nëpërmjet shtimit të funksioneve të AMA dhe AKEP, Rama po kërkon që, ato të shndërrohen në institucionet që përgjojnë, gjobitin gazetarët dhe mbyllin mediat kritike online.

Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën cdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të.

Asnjë nga këto parashikime antidemokratike nuk është model i ndonjë vendi të Bashkimit Europian.

Kjo nuk është nje paketë antishpifje. Kjo është paketa e censurës së plotë së medias.
Partia Demokratike i konsideron dy projektligjet, antikushtetuese, që cënojnë rëndë lirinë medias, lirinë e fjalës si dhe të drejtën kushtetuese për informim të qytetarëve.
Për Partinë Demokratike këto dy projektligje janë të rrezikshme. Ndaj PD do të bëjë gjithçka për ta ndalur rënien e një tjetër muri mbrojtës të demokracisë.

Për PD është jetike që kjo hapësirë informative te mbetet e lire dhe e pavarur. Liria e medias duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor në gjetjen e mekaniznave vetërregullues, që ndalojnë Ramën dhe Qeverinë të ndërhyjë në përmbajtjen e lajmeve.

Ne besojmë se u takon edhe gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online. Ne inkurajojmë gazetarët të protestojnë kundër censurës dhe autocensurës që po dikton nga qeveria.

Protesta për Teatrin, protesta e banorëve të Unazës së Re, protesta e studentëve treguan se Edi Rama është i dobët. Ai ka frikë nga protestat dhe se është gjuha e vetme që ai kupton! /Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart