Vihen në pranga dy shqiptarë në Itali, tentuan t’i vinin zjarrin një klubi nate


16/12/2018

Përveç shitjes së kokainës dhe kryerjes së grabitjes, ata gjithashtu ishin përpjekur ti vinin zjarrin në një klubi nate, ku një partner i grupit punonte.

Sipas medieve italiane, ata shisnin pluhur të bardhë përgjatë Rivierës, veçanërisht të rinjve.

Por dje, pas 6 muajsh hetimesh, u vunë dy shqiptarë në pranga të moshës 23 dhe 21 vjeç, që jetonin në Misano dhe Tavullia. Në shtëpitë e tyre, karabinierët gjetën 200 gram kokainë të pastër. Për vec kësaj, , një urdhër arresti është lëshuar për dy anëtarë të tjerë të bandës: burrë dhe gruaja që hetuesit besojnë se mund të jenë kthyer në vendin e tyre, për të kaluar pushimet atje.

Përveç shitjeve të drogës, ata akuzohen edhe për vjedhje, dy prej të cilave kanë ndodhur në një supermarket në Misano dhe në një restorant në Riccione.

Po ashtu, klubit të natës Perla Verde ata ishin përpjekur për ti vënë zjarrin një natë, ku njeri prej tyre kishte punuar si një “balerin”, dhe ishte i larguar. Për këtë arsye, më 11 maj, disa anëtarë të grupit e kishin hyrë në një prej ambienteve të lokalit, duke e spërkatur atë me benzinë.

Kalimi i rastësishëm i një patrullimi atë natë i kishte detyruar kriminelët të iknin përpara se të vendosnin zjarrin. Ky fakt u zbulua gjatë përgjimeve, të cilat iu nënshtruan shqiptarët, të cilët tani do të duhet të përgjigjen për krimet e kryera, vjedhjeve dhe tentativës së zjarrëvënies./syri.net

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart